Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston gjatë ditës së sotme 24-vjetorin e saj të lindjes.

Nga postimet e publikuara prej saj në rrjete sociale Dua e ka kaluar ditën e saj të veçantë me të dashurin, Anwar Hadid.

Gjithashtu përveç momenteve romantike me të, Dua ka publikuar edhe dhuratën që vëllai i motrave Hadid i kishte bërë.

Ajo ka treguar një kuti dhe brenda saj ishte një gur me ngjyrë të kaltër.

Krahas kësaj foto Dua ka shkruar: “Duke marrë energji”. Në këtë mënyrë ajo ka treguar se guri ka simbolikën e energjisë.

Në ditën e saj të lindjes këngëtarja ka marrë urime të shumta ku ka spikatur i babait të saj, Dukagjin Lipës, i cili është shprehur se Dua është dhe do të mbetet ‘dashuria e tij e parë’.