A duhen asgjësuar mushkonjat?

26/09/2018 - 10:24

Gjendet mënyra për zhdukjen e mushkonjave. Është inxhinieria gjenetike që vret femrat riprodhuese dhe kjo gjë është verifikuar tashmë në një kafaz të laboratorëve të universitetit Imperial College të Londrës.

Kërkuesit kanë arritur të injektojnë një gen tek mushkonjat femra që është në gjendje të bllokojë fertilitetin më një metodë që rezulton 99% e suksesshme.

Kolapsimi i popullatës së insekteve bezdisës në laborator ka ndodhur brenda 7-11 gjeneratave në mënyrë të pakthyeshme. Kjo është hera e parë që arrihet një gjë e tillë dhe rezultati është publikuar në revistën shkencore Nature Biotecnology.

Teknika e përdorur është emërtuar Gene Drive dhe konsiston në manipulimin e transmetimit e të njëjtit gen ndër dy prindërit nga një brez në tjetrin. Deri më sot, të gjitha teknikat e tjera gjenetike të përdorura për zhdukjen e mushkonjave kishin dështuar, pasi këto insekte arrinin gjithnjë të krijonin rezistencë.

Tani kërkuesit do të vijojnë punën për fazat e tjera të eksperimentimit, por edhe diskutimet etike nëse insekti duhet zhdukur nga zinxhiri i jetës. Aktualisht shifrat e fundit mbi dëmet e mushkonjave flasin për 216 mln të infektuar në vitin 2016 nga malarja, ndër të cilët 445 mijë me pasojë vdekjen. /Klan Plus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë i lindur para kohe dhe që ishte sa ora e të atit 24 javë më parë ka ndërruar jetë tragjikisht në krahët e së ëmës.

Kalimtarët u shtynë të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga një ndërtesë.

Jo të gjithë qytetarët e kanë humbur kënaqësinë që të jep një kartolinë urimi, si për dërguesin ashtu edhe për marrësin per festat e fund

Të jesh një pjesëtar i familjes mbretërore duhet të jetë paksa e ndërlikuar sidomos gjatë festave të fundvitit.

Dopieta e Xherdan Shaqirit, i dhuroi fitoren Liverpulit në sfidën ndaj Mançester Junajtid e vlefshme për kampionatin anglez.

Majkëll Shumaker është duke luftuar prej 5 vitesh me jetën e tij, që prej 27 dhjetorit të 2013-s kur rrëzimi nga skitë në shpatet ë Merib

Paula Stanton, 60 vjeç, mori një unazë e diamanti si dhuratë për 20-vjetorin e martesës nga bashkëshorti i saj.

Një grua 36-vjeçare vuri në lojë gjithë familjen e saj duke u thënë se ishte prekur nga kanceri në kokë, në mënyrë që të përfitonte para