A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid

22/11/2020 - 21:00

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër? Kjo pyetje shtrohet në një artikull të publikuar në New York Times ku shtjellohet mënyra e transmetimit të virusit SARS-CoV-2.

Dezinfektimi i sipërfaqeve është një praktikë që po ndiqet në mbarë botën sidomos në shkolla, kisha, bare dhe restorante, por shkencëtarët i qëndrojnë ende opinionit se nuk ka prova të infektimit nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara.

Në fillim të pandemisë iu dha shumë hapësirë mënyrave të dezinfektimit të ndërtesave bazuar edhe në rekomandimet e OBSH-së, por prej muajit korrik pas një studimi të botuar në revistën Lancet nënvizohej se numri i personave të infektuar në këtë mënyrë ishte tejet i ulët në krahasim me ata që e merrnin virusin nëpërmjet ajrit të ndotur.

Më shumë se 200 shkencëtarë i kërkuan OBSH që të mbështesë variantin se transmetimi kryesor është nëpërmjet ajrit. Virusi mund të qëndrojë për disa ditë në sipërfaqe plastike apo çeliku, por sa më gjatë që kalon, aq më shumë ngarkesa virale zvogëlohet derisa zhduket dhe rreziku i infeksionit është i ulet.

Kjo gjithsesi nuk mund të thuhet për spitalet ku ngarkesa e Covid është tepër e lartë dhe nëse me duar të papastra prekim gojën apo hundën. Ndaj larja e duarve me ujë dhe sapun për 20 sekonda ose me një xhel dezinfektues është arma më e mirë e mbrojtjes sesa dezinfektimi i sipërfaqeve.

Edhe nëse një objekt siç janë dorezat, çelësat, butonat, stilolapsat, celularët janë të “kontaminuar”, higjiena e duarve është e mjaftueshme për të neutralizuar virusin në pak sekonda.

Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjet të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap te fshehur në tavanin e n

Ylli i muzikës pop, Gloria Estefan është infektuar me Covid-19. 63-vjeçarja, në një video të shpërndarë në Instagram, tregon se është poz

Kim Kardashian ka publikuar koleksionin e ri të veshjeve duke pozuar me një fustan të dizajnuar me fytyrën e saj. 40-vjeçarja, e cila ësh

Rikthimi në punë pas karantinimit prej Covid-19, ka qenë i veçantë për mjeken e njohur neurologe Eda Harizi.

Regjisori Steven Spielberg, ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje nga një grua.

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se kur lindi ideja e të paturit jastëk dhe se kur datojnë këta të fundit, përgjigjen do ta gjeni në M

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime.

Me 424 mijë punësime të reja nga janari, kolosi i Jeff Bezos tashmë numëron më shumë se 1.2 milionë persona.

Po t’i hedhim një sy formës sonë trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese që provon më së miri sh

Dikur shiste qumësht për të ndihmuar familjen, sot është në skenat botërore të artit!