Konfliktet mes personave të ndryshëm, zgjidhen në forma të ndryshme, nga ato me arritjen e mirëkuptimit mes palëve deri tek ato me vetëgjyqësi apo me përdorimin e forcës.

Rasti i mëposhtëm fatmirësisht është mbyllur deri diku në mënyrë paqësore, pasi i vetmi që e ka “pësuar” është celulari që është marrë peng.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.5 në Durrës.

“Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.V., vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, me vetëgjyqësi, i ka marrë celularin, shtetasit A.Z., vjeç 55, banues në Durrës. Neni 277 i Kodit Penal”, njofton policia.