Në autobusin e linjës Hamallaj-Durrës, qytetarët janë detyruar të hapin çadrat, pasi mjeti i transportit e fut shiun brenda.

Në foton e publikuar nga emisioni "Stop" duket qartë çadra e hapur brenda në mjetin e transportit. 

Pasagjeri duket se ka gjetur këtë mënyrë origjinale për të shpëtuar nga pikimi i tavanit të autobusit.