Në këto ditë karantine, kur shumë qytetarë i kanë kufizuar lëvizjet në maksimum dhe kanë ndryshuar shumë gjëra nga përditshmëria e tyre, secili prej nesh përpiqet të përshtatet me situatën e re.

Video e mbërritur në redaksinë e DurrësLajm tregon sesi në pamundësi për të dalë nga shtëpia për të bërë ecje dhe aktivitet sportiv, një çift ka zgjedhur të përdorë taracën e pallatit.

Madje, ndryshe nga shumë qytetarë që edhe në rrugë nuk respektojnë distancat mes njëri-tjetrit, çifti kryen aktivitetin sportiv duke qëndruar në distancë.