Pas reshjeve të shiut të një nate më parë, dallgët kanë nxjerrë në bregun e shëtitores "Taulantia" në Durrës një breshkë shumëvjeçare.

Breshka e cila peshon mbi 50 kilogramë është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit.

Edhe pse e ngordhur, breshka ka bërë kureshtarë qytetarët të cilët nuk ngurrojnë ta fotografojnë. Madje ka edhe nga ata që i afrohen fare pranë për ta parë atë.