"Maratona e Këngës" ka sjellë një atmosferë festive mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.

Me dhjetëra qytetarë durrsakë dhe turistë kanë ndjekur nga afër interpretimin e këngëtarëve të njohur të muzikës moderne shqiptare.

Të rinjtë sidomos nuk kanë nguruar të kërcejnë nën tingujt e muzikës, ndërsa shumë qytetarë kanë ndjekur nga afër, të ulur në hapësirat përreth “Sfinksit” atmosferën e krijuar.