Dy shqiptarë fitojnë çmimin prestigjioz për kinematografinë në SHBA

27/01/2020 - 16:56

Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Dauti janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjaltit”.

Çmimi u dha në ceremoninë e 34-t të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers) që u mbajt në Los Angeles.

Dokumentari “Honeyland” u veçua si filmi më i mirë dokumentar, dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte shkruan Icon Style.

“Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki'”, tha Samir Luma në fjalimin e tij në skenë.

Filmi është në regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska-s, produksioni është i Atanas Georgiev, ndërsa kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas.

Një grua në Wuhan ka rrezikuar jetën e saj duke zbritur nga tetë kate pallati, nga dritarja.

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Koronavirusi është tema e momentit në Itali dhe Mario Balotelli ka shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën e krijuar.

Anxhela dhe partneri i saj ishin në prag të realizimit të ëndrrës së tyre të madhe, për të kurorëzuar lidhjen e dashurisë në martesë.

Janë disa shenja që duhet të mësojnë të mjaftohen, pasi janë shumë të pasigurt në vetvete. Ja cilat janë: