Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmimet Grammy në kategorinë, “Best New Artist”, ose artistja më e mirë e re, duke mbyllur kështu në mënyrën më të mirë vitin 2018. 

Mes spekulimeve mediatike për një garë mes tyre apo aludimeve për fituesen, për vajzat duket kjo pjesë ka pak rëndësi. Ato janë përlotur në momentin kur kanë marrë lajmin.

Të dyja këngëtaret kanë komplimetuar njëra-tjetrën në rrjetet respketive Instagram, duke treguar edhe miqësinë e ngushtë mes tyre. Dua ndërkohë ka marrë një tjetër nominim, ku garon me “Electricity” për çmimin kënga më e mirë Dance.

Ceremonia do të mbahet më 10 shkurt të 2019-s.