Kamerat e sigurisë kanë kapur një veprim të çuditshëm të dy femrave pranë një shtëpie në Prizren.

Ato shihen teksa i afrohen një shtëpie dhe hedhin diçka te hyrja e saj dhe te dera, me shumë gjasa ujë.

Pronari i kësaj i shtëpie ka publikuar pamjet në mediet kosovare. Shtëpia e tij ndodhet afër QMF-së numër 2 dhe shtatores së dëshmorit, Pal Paluca.

Ai thotë se së bashku me familjarët e tjerë janë shokuar nga ky veprim i këtyre personave të panjohur.

Nga veprimi, dyshohet sikur këto femra aplikojnë ritual të magjisë. Të gjithë komentuesit që kanë parë këtë video në mediat lokale të Prizrenit, pretendojnë se kjo është magji.