Dyshimet për “Planetin 9”, çfarë propozimi sjellin 2 astronomët e Harvardit

15/07/2020 - 18:31

Planeti 9 mund të jetë një vrimë e zezë. Dy astronomë të Harvardit kanë propozuar një teknikë për ta zbuluar këtë gjë. Misteri i Planetit 9 vijon prej disa dhjetëvjeçarësh tashmë dhe ka frymëzuar fantazi në breza të tërë fizikantësh e të apasionuarish.

Në bazë të kalkulimeve të mekanikës qiellore dhe kërkimeve të deritanishme, është hedhur pikërisht hipoteza e fundit, që në realitet nuk është një planet, por një vrimë e zezë, me dimensione jo më të mëdha se të një portokalli apo qitro, por me një masë deri në 10 herë më të madhe se të Tokës.

Dy astronomët kanë krijuar dhe janë përqendruar në një metodë për zbulimin e vrimave të zeza në zonën me të jashtme të sistemit diellor dhe për të vërtetuar natyrën e vërtetë të Planetit 9.

Ata bazohen edhe në orbitat e pazakonta dhe të njësuara, kryesisht të 6 trupave të vegjël qiellorë që ndodhen aty pranë. Sipas astronomëve, ky objekt, pra i ashtuquajturi Planeti 9, mund të dallohet në bazë të misionit LSST që duhet të nisë në vitin 2023, projekt i cili do të vendoset në veri të Kilit dhe që do jetë në gjendje të fotografojë të gjithë kupën qiellore në hemisferën australe.

Dhe do të jetë e mundur që të dallojë edhe vrimat e zeza që ndodhen në periferi të sistemit diellor, duke e bazuar edhe në shkëlqimin e papritur të kometave para se të gëlltiten.

Klan Plus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.