Një modele britanike ka vrarë vetën në një hotel, pasi shëndeti i saj mendor u përkeqësua, për shkak se ka qenë e abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare.

Deklaratën e ka dhënë familja e saj.

Caitlin O’Reilly, 20 vjeçe, kishte qenë në një natë me miqtë në Manchester, ku vrau veten në dhomën e saj të hotelit në qendër të qytetit.

Prindërit e saj, kanë ndarë historinë në një përpjekje për të ndihmuar njerëzit e tjerë që luftojnë me çështjet e shëndetit mendor.