Një grua në Australi ka vdekur për shkak të çukitjeve nga një gjel. Mediat shkruajnë se në një fermë në Adelaide gjeli ka çukitur të zonjën në këmbë duke i çarë një venë varikoze, çka i ka shkaktuar hemorragji dhe më pas vdekjen. Gruaja 76-vjeçare po mblidhte vezë nga prona e saj në fermë kur gjeli çukiti në këmbën e saj në mënyrë të përsëritur, sipas një studimi të botuar në fund të gushtit në revistën Forensic Science, Medicine and Patology.

Hemorragjia bëri që gruaja të humbasë ndjenjat dhe më vonë të humbë jetën. E moshuara më parë ishte diagnostikuar me hipertension, diabet tip II dhe vena varikoze.

“Edhe kafshët shtëpiake relativisht të vogla mund të jenë në gjendje të shkaktojnë dëmtime vdekjeprurëse te individët nëse ekzistojnë prekje specifike vaskulare”, thuhet në raport.

Kjo nuk është hera e parë që një gjel ka vrarë ose dëmtuar dikë. Në vitin 2011, një burrë nga Kalifornia u godit me thikë të lidhur në gjymtyrën e gjelit. Një gjel “i egërsuar” u bë gjithashtu shkak për panik në Jasper, Arkansas, në korrik, megjithëse nuk shkaktoi dëmtime të mëdha.