E dashura i kushton një dedikim Ermal Metës pas suksesit në Sanremo

Postuar: 12/02/2018 - 21:47

   Ermal Meta vazhdon të jetë personazhi më i përfolur në Itali pas triumfit në Festivalin ikonik të këngës, Sanremo.

Kënga “Non mi avete fatto niente”, të cilën 36-vjeçari e ka realizuar në bashkëpunim me Fabrizio Moron, u shpall më e mira në festivalin italian.

Dhe padyshim se suksesi i të dashurit e ka gëzuar edhe partneren e këngëtarit, Silvia Notargiacomo.

Ajo i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur gëzimin dhe për ta uruar publikisht Ermalin.

“Këtu është lumturia: Janë të gjitha ato gjerat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjelle këtu… ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia.

Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një fotografi të partnerit të saj. Edhe pse çifti preferon ta mbajë larg mediave lidhjen e tyre, kësaj radhe e dashura e këngëtarit ka bërë përjashtim, duke qenë se është një sukses shumë i madh.

Notargiacomo është një drejtuese emisioni në radio, ndërsa ka lindur në kryeqytetin italian, Roma.

Rikujtojmë se falë fitores në Sanremo, Meta dhe Moro do të jenë përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018′ që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi.

Rrjeti social Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

   Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo-n, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit.

Mbrëmjen e kaluar në kryeqytet u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme.