A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

11/12/2019 - 20:46

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një person, që t’i djegë kaloritë e atij produkti, shkruan BBC. 

“Njerëzit duhet të informohen që të duhen 4 orë ecje për t’i djegur kaloritë e një pice, apo 22 minuta për t’i djegur kaloritë e një copëze çokollatë”, janë shprehur hulumtuesit.

Sipas tyre, nëse prodhuesit do ta bënin këtë gjë, atëherë njerëzit do të inkurajoheshin që të hanin sa më shëndetshëm dhe do të hiqnin dorë më lehtë nga ushqimet e këqija për shëndetin.

Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët kanë analizuar informacionet e 14 studimeve të mëparshme, nëse kjo gjë do të bëhej, atëherë do të shkurtoheshin 200 kalori nga doza ditore e kalorive që njerëzit zakonisht i marrin.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të personave me mbipeshë, edhe ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse prodhuesit do të ceknin sa kohë merr një ushqim të tretet plotësisht, atëherë edhe numri i personave obezë do të pësonte rënie.

“Ne e dimë se shumë njerëz përballen me çrregullime të ngrënies, prandaj informimi i saktë i tyre rreth kalorive dhe kohës, që ju duhet atyre që t’i djegin ushqimet, do të zvogëlonte rrezikun e këtyre çrregullimeve”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbollisti shqiptar Elis Bakaj është bërë baba dhe emocionin e ka ndarë me miqtë e tij në profilin zyrtar në Instagram.

"ThumbON"  nga Aulona dhe Fatma ka surprizuar sërish këtë të diel në ekranin e "Rtv Ora" me një tjetër kamera të fshehtë.

Në një deklaratë, Buckingham Palace njofton se Princi Harry dhe Meghan kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe nuk do të marrin më fonde

Mendoni një pengesë të gjatë prej 9 kilometrave që ndihmon në mbrojtjen e qytetit nga ujërat e përmbytjes gjatë stuhive të ashpra si Sand

Khagendra Thapa Magar, burri më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Një injeksion dy herë në vit që zvogëlon kolesterolin e keq për të mbrojtur zemrën është zgjidhja e kompanisë NHS me qendër në Britaninë

Një grua është bërë lajm i ditës në Britaninë e madhe nga gazeta

Frogmore Cottage, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan është në proces mbylljeje, pas spekulimeve që çifti nuk ka ndë

Për disa njerëz, pasuria është rezultat i një pune të palodhur, ndërsa për disa të tjerë, mjafton ta mendojnë dhe ditën tjetër janë të pa

Disa udhëtarë mbetën të plagosur pasi një dallgë e madhe u përplas në dritaret e trenit, në një kohë kur Britania po përballet me një mot