Qelizat e zemrës rrahin ndryshe në hapësirë. Kështu rezulton pas eksperimentit me qelizat staminale të zemrës, të dërguara në Stacionin Hapësinor nga Kapsula Dragon e Space X.

Kjo tregon se këto qeliza dinë të përshtaten me mungesën e peshës dhe është lajm i mirë për misionet e ardhshme në Hënë e Mars. Studimi është fryt i punës kërkimore të universitetit amerikan Stanford dhe është publikuar në revistën shkencore Stem Cell Reports.

Qelizat e muskulit kardiak kanë qëndruar në hapësirë 5.5 javë dhe kur janë kthyer në Tokë vijonin të kishin një strukturë normale, por kishin ndryshuar vetëm mënyrën e rrahjes dhe riciklonin kalciumin për t’ju përshtatur mikrogravitetit.

Gjithashtu kërkuesit kanë ekzaminuar edhe aktivitetin e geneve të tyre, gjatë dhe pas fluturimit. 2635 prej tyre aktivizoheshin me shpejtësi të ndryshme.

Studime të tilla janë të rëndësishme pasi hedhin dritë mbi mekanizmat e qelizave të organizmit dhe mënyrat si ato reagojnë në një ambient jo natyral, gjë që mund të shfrytëzohet pozitivisht në të mirë të shëndetit të astronautëve.