Një video që të rrëqeth trupin, tregon një varkë me vela në Boston Harbour, teksa goditet nga një rrufe duke e ndarë atë përgjysmë. Të paktën 1 miliard volt elektricitet janë derdhur mbi të, një shembull mahnitës në “kohën e duhur dhe vendin e duhur”.

Harry Minucci po xhironte nga porti i Bostonit gjatë një stuhie të fortë të shtunën e shkuar, kur një rrufe goditi varkën 40 metra të shokut të tij. Minucci tha se kishte dëme të konsiderueshme në anije, por fatmirësisht nuk kishte lëndime pasi pronari nuk ishte në bord në momentin e goditjes.

E gjithë zona e Masaçusetsit ishte e mbuluar nga stuhi të shtunën pasdite, me rrufe të shumta dhe përmbytje në disa zona.