Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

E mban në çdo moment Edi Ramën me vete, flet djali që realizoi tatuazhin e kryeministrit

03/05/2021 - 17:35

Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë po bën xhiron e rrjetit.

Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën dhe ishte tip shumë interesant.

“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë. Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhënisë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta.

Sytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës. Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.

Më tej, ai shtoi se nuk ka mbaruar një shkollë specifike për artet, por pasioni ka bërë që t’i mësojë në mënyrë të përsosur.

“Është tatuazh goxha i detajuar, do shumë punë, goxha orë për të realizuar.

Unë nuk kam marrë një shkollë të mirëfilltë për arte, po nga dëshira kam mësuar të pikturojë. Unë punoj të gjitha teknikat, bardh e zi e me ngjyra. Nuk e kam problem. Në trup është më e vështirë, pasi dhimbja bën të vetën, personi pyet pasi do të dijë se si po duket. Ne mundohemi ta mbajmë edhe pak me muhabet”, u shpreh Feliksi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.