E menduan helmim ushqimi, 14-vjeçari humb njërën këmbë (FOTO)

11/01/2019 - 23:01

Menduan se ishte vetëm një helmim ushqimi, kur në fakt ishte meningjit. Një djalë vetëm 14 vjeç, Mitchell Etherton, humbi njërën këmbë si pasojë e meningjitit.

Ndoshta do të kishte pasur fat tjetër nëse diagnoza e sëmundjes do të ishte bërë në kohë.

I riu nisi të ndihej keq në mbrëmje, por prindërit menduan se mund të kishte pësuar ndonjë helmim ushqimi, kështu që i kërkuan që të pushonte në shtëpi.

Por kur ditën pasuese më 4 gusht 2018, nëna pa që këmba e djalit po nxihej dhe enjtej, e dërgoi me urgjencë në spital.

I mituri anglez nga Canvey Island, në Essex, u fut në koma, ku dhe më tej u bë diagnoza e rëndë. Ai humbi njërën këmbë dhe është në fazë rekuperimi, por nëna e tij vendosi që ta ndajë historinë e të birit, në mënyrë që simptomat e shëndetit të mos nënvlerësohen.

Duke qenë se djali kishte ngrënë pulë të skuqur, gruaja mendoi se të vjellat dhe këputja ishin për shkak të ushqimit.

Aktualisht Mithchell është mirë, por pa njërën këmbë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”.

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërk

Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriu

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heq