Një vajzë 11 vjeçare në West Covina, të Kalifornisë vdiq, pasi lau dhëmbët. Nëna e vajzës tregoi se vajza e saj kishte vdekur për shkak të pastës së dhëmbëve.

Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë burime nga policia, 11-vjecarja ishte intolerante ndaj qumështit dhe pasta e dhëmbëve që ajo kishte përdorur ishte me përmbajtje qumështi.

Monique Altamirano, nëna e 11-vjeçares, tregoi se vajza e saj po lante dhëmbët në banjo me të motrën 15-vjeçare. Kjo e fundit del nga banjoja e tmerruar dhe i tregon nënën së saj se Denise nuk merrte më frymë.

Nëna tregoi se kur hyri në banjo vajzës i ishin nxirë buzët. Ajo lajmëroi menjëherë ambulancën, por kur ajo mbërriti vajza kishte ndërruar jetë e mbytur. Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e pastes së dhëmbëve, në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.