Peshkatarët në Australi janë përballur me një situatë të pazakontë, teksa ishin duke peshkuar në det. Para tyre u shfaq diçka gjigante, fillimisht ata menduan se ishte anije ose ndonjë balonë e rënë në det.

Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth, në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre.

Por pasi u afruan, ata arritën të kuptojnë se kishin të bënin vetëm me një balenë të ngordhur e me një stomak të fryrë, plot gazra.

Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa kishte pyetur edhe miqtë e tij peshkatarë, por edhe për ta ishte diçka e pa hasur më parë.