Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Skoci ku era e fortë që po godet Britaninë e Madhe ka ndryshuar edhe rrjedhën e një ujëvare.

Ngjarja ka ndodhur në Campsie Fells dhe për disa çaste ujëvara nuk ka rrjedhur për poshtë por për lart.

Pamjet tregojnë forcën e stuhisë Chiara, që ka shkaktuar edhe viktima në Britaninë e Madhe në ditët e para të kësaj jave.

Ndërkohë, ditën e shtnnë, Britania e madhe u godit nga stuhia Deniss, që preku kryesisht Uellsin, ku shkaktoi 2 viktima.