Dita e dasmës është një nga datat më të shënuara në jetën e një çifti. Pjesa më e madhe respektojnë traditën në marrjen e nuses, me vargun e makinave që shoqëron udhëtimin e çiftit drejt shtëpisë që do të ndajnë së bashku në të ardhmen.

Por këtë të diel, një çift i ri kishte zgjedhur një formë tjetër, që krijoi jo pak habi në rrugët e kryeqytetit.

Dhëndri Armand Alla kishte zgjedhur ta merrte dashurinë e jetës së tij me një motor Vespa. E jo vetëm ai, por edhe gjithë grupi i shoqëruesve ishte mbi Vespa.

Një spektakël në rrugët e Tiranës që vetëm në shumë pak raste mund ta shijosh, siç duket qartë nga fotot dhe pamjet filmike që DurrësLajm po publikon.

Moti i mirë i erdhi në ndihmë çiftit që ta shijonte në maksimum këtë udhëtim, që është i pari në rrugën e tyre të gjatë të dashurisë dhe bashkëjetesës.