E vërteta tronditëse që fshihet pas kësaj fotoje të lumtur familjare

12/08/2020 - 11:52

Fotoja familjare për 70-vjetorin e Princit të Uellsit me familjen e tij ka qenë një makth i vërtetë. Ky pretendim tronditës ngrihet në librin “Finding freedom”, ku flitet për marrëdhëniet e tendosura të Sussex me familjen mbretërore që çuan në Megxit.

Fotografia e publikuar në vitin 2018 tregonte trashëgimtarin e fronit të ulur në një stol me Princin George në prehër, Dukeshën e Cornwall dhe Princeshën Charlotte pranë tij.

Prapa tij ishin Princi William dhe Kate, me dukeshën që mbante në krahë Princin Louis dhe Harry me Meghan.

Një burim pranë familjes tha se ishte e vështirë të realizohej fotoja pasi as William dhe as Harry nuk bënë shumë përpjekje për të qenë të disponueshëm.

Askush nuk ishte i lumtur për realizimin e fotos, edhe pse aty duken sikur të gjithë janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër Meghan ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me vjehrrin dhe gjithnjë e ka konsideruar atë si një baba.

Autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand japin tregime shumë të hollësishme për momentet intime dhe mendimet e brendshme të çiftit, por Duka dhe Dukesha e Sussex pretendojnë se ata nuk u intervistuan dhe nuk kontribuuan në libër.

Libri zbulon gjithashtu se Meghan e kishte diskutuar divorcin e saj me Kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby para dasmës me Harry-n.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë 6-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Teksasit, pasi  një lloj paraziti i quajtur ameba i ka shkatërruar trurin.

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research I

Aktorja Lisa Kujofsa do të largohet nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale,  por nuk dha shumë

Këto janë momentet shokuese kur një lum vere të kuqe shpërthen nga depozita 50,000-litra në një fabrikë në Spanjë. Pamjet e shpërndara në

Joni Gjebrea dhe vajza simpatike, Merlin Haxhiymeri u fejuan në vitin 2018. 

Producenti Alberto Tarallo po cilësohet në Itali, si "Lucifer" ose "Djalli i portës së Ares", duke iu referuar kompanisë së tij "AresFilm

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është treguar e hapur me audiencën sa i përket traumave gjatë fëmijërisë.

Antoneta Dhima në kohën e pandemisë së koronavirusit u bë e njohur kur foli për infektimin e djalit të saj pak muaj më parë.