I zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Shijakut, Elton Arbana krahas angazhimeve të përditshme në punë nuk lë pas dore familjen.

Ditën e sotme, ai e ka nisur me një urim për vajzën e tij të vogël që festonte 2-vjetorin e lindjes.

“Ty tka babi zemër”,-shkruan ai krahas postimit të fotos së vogëlushes, ndërkohë që nuk harron të kujtojë se që nga lindja e saj ajo ua ka bërë jetën më të ëmbël.

Arbana dhe bashkëshortja e tij janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajza dhe një djalë.