TIRANE– Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke pranuar se e ka nisur ditën me videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, Gangnam Style.

Berisha shkruan në profilin e tij se pas apokalipsit të Maya-ve e ka pëlqyer dy herë më shumë këtë hit.

“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, Gangnam Style, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliard duke u bërë kështu video më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti ndaj dhe nisa ditën duke e parë edhe njëherë në YouTube në  http://m.youtube.com/index?&desktop_uri=%2F#/watch?v=9bZkp7q19f0

Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të Maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë – sb”- shkruan Berisha.