Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Johnson vetë rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar, ndërsa e dashura e tij, e cila është shtatzënë, shkroi në Twitter, se kishte kaluar disa ditë në shtrat me simptoma të koronavirusit.

“Kam qëndruar në shtrat javën e kaluar me simptomat kryesore të Coronavirus. Nuk kam nevojë të testohem dhe pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë. Të qenit shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësues“, shkroi ajo.