Thomas Markle është duke dhënë deklarata në çdo media të mundshme ku thekson se familja mbretërore nuk po e lejon të takojë të bijën.

Ai nuk ishte i pranishëm në dasmën e të bijës dhe në deklaratat e tij të famshme ka treguar se sa i lënë mënjanë është ndjerë.

Në mediat botërore u përfol se arsyeja pse ai nuk ishte i pranishëm në dasmë ishte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por në fakt Thomas nuk ka qenë i pranishëm as në dasmën e parë të Meghan me producentin Trevor Engleson.

Meghan dhe Trevor u martuan në Xhamajka në vitin 2011 dhe i ati i saj nuk shkoi në dasmë, ndërsa e ëma ishte e pranishme.

Tani që kjo gjë u bë publike, në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kundër Thomas Markle duke e quajtur hakmarrës dhe narcist.