Edhe spinaqi në listën e dopingut?!

25/06/2019 - 21:04

Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency, spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim. Bëhet fjalë për Ecdysteron, i cili ka një efekt është aq të fuqishëm sa që drejtoresha e WADA-s rekomandon që të futet në listën e zezë.

Studimi është drejtuar nga Maria Parr e Institutit të Farmacisë në Universitetin e Lirë të Berlinit. Ajo konstatoi se substanca Ecdysteron sjell fuqi shumë të mëdha dhe një rritje të performancës.

Prof. Parr e përshkruan këtë si efekti Popey ose grushti i hekurt, duke bërë analogji me personazhin e famshëm të filmit vizatimor.

Studimi u krye në formë eksperimenti ku gjatë dhjetë javëve 46 atletëve ju dha ose një placebo ose substanca Ecdysteron. Rezultatet treguan se grupi që mori Ecdysteron shfaqi një rritje tre herë në fuqi krahasuar me grupin e atyre që morën placebo. Rezultate të ngjashme kishin dalë edhe në studimet e mëparshme në vende të tjera.

“Hipoteza jonë ishte se ne vërejmë një rritje të performancës, por nuk prisnim që ajo të ishte kaq e madhe”, tha Parr në një intervistë.

Studimi u mbështet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Kështu që profesoresha Parr rekomandoi që WADA të vendoste Ecdysteronin në listën e dopingut. Nëse kjo do të ndodhë, kjo do të vendoset nga një organ kompetent i ekspertëve të WADA-s. Megjithatë priten studime të mëtejshme për të konstatuar se sa i përhapur është përdorimi i Ecdysterone në sportet elitare. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje në Indi është befasuar nga një mysafir i paftuar që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.

Ishte dashuruar marrëzisht me një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt,

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për tatuazhet e saj, teksa rrëfeu se vendosi të realizonte 3 të tillë me shenjat e horos

Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë. 

Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Gazetari i njohur Sokol Balla që nga vjeshta nuk do të jetë më pjesë e "Vizion Plus".

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg për aktoren dhe këngëtaren Zuhal Olcay për fyerje të Presidentit turk Rexhep

Sara Hoxha poston foto ndërsa është në muajin e fundit të shtatzënisë.