Ura e famshme e Bosforit në Stamboll, që lidh Turqinë Europiane me atë Aziatike, është veshur me ngjyrat kuqezi mbrëmjen e sotme.

Ky është një urim i veçantë për Shqipërinë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë.

Ngjyrat kuqezi do të qëndrojnë deri nesër në mëngjes në një ndër urat më të famshme në botë.

Kujtojmë se Stambolli është një qytet, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Më herët, u njoftua se edhe kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuqezi.