Një video që po qarkullon së fundmi në mediat italiane tregon se si dhunohen fëmijët në çerdhe. Videoja e cila është filmuar në një çerdhe private në Gavirate, zona e Vareses, Itali tregon se si edukatorja dhe kuzhinieri qëllojnë me pantofla kokës fëmijët e vegjël shkruan Corriere.it.

Përveç pantoflave të hedhura në fytyrën e fëmijëve, ata shihen duke qarë pasi marrin dënime, fyerje dhe keqtrajtime të ndryshme nga edukatorja.

Videoja tashmë është dorëzuar në policia, ndërsa hetimet nisën pas raportimit për dhunë nga tre prindër, të cilët kishin dyshime për sjelljen ndaj fëmijëve të tyre.

Mësohet se gjithsej janë 45 episode dhune e keqtrajtimi të dokumentuara nga kamerat e instaluara në çerdhe dhe përfshijnë 14 fëmijë nga 6 muajsh deri në 5 vjeç (shih videon këtu).