KAJRO, 6 maj 2013– Në një përpjekje për të ringjallur industrinë e turizmit, Egjipti thotë se është i hapur për vizitorët, të cilët pinë alkool dhe veshin kostume banje.

Ministri i Turizmit Hisham Zaazou, duke folur në një konferencë shtypi në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se qeveria shpreson që të rrisë numrin e turistëve.

Zaazou ka hedhur poshtë komentet e grupeve radikale myslimane selefite, të cilët kanë bërë thirrje për ndalim të alkoolit dhe ndalim të veshjes së kostumeve të banjës nga ana e femrave.

 “Bikinit janë të mirëpritura në Egjipt dhe pijet alkoolike ende shërbehen”, ka thënë ministri Zaazou.

Para kryengritjes së vitit 2011 të pranverës arabe, turizmi sillte fitime sa një e dhjeta e prodhimit ekonomik të Egjiptit, duke i sjellë ekonomisë 12. 5 miliardë dollarë në vitin 2010.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/