Ekspertët e zvarranikëve u kanë bërë thirrje australianëve që të tregojnë kujdes nga gjarpërinjtë, për shkak të ardhjes së stinës së pranverës.

Persona të cilët nuk kanë trajnimin e duhur për të vepruar në rast se përballen me një zvarranik, janë të këshilluar që të mos i afrohen atyre.

Me ardhjen e stinës së pranverës, gjarpërinjtë dalin në kërkim të partnerit për t’u çiftëzuar, për diell dhe ushqim.

Ekspertët shpjegojnë se me gjasë ata mund të mos kenë ngrenë për muaj me radhë e për pasojë janë tejet të uritur dhe mund të shkojnë pranë shtëpive dhe bahçeve të njerëzve në kërkim të ushqimit.

“Kur kanë ngrohtë mjaftueshëm, i kap uria. Mund të mos kenë ngrënë për muaj me radhë. Ata kanë nevoja të tjera gjithashtu… pranvera është sezoni i dashurisë”, shpjegon Timothy Jackson.

Në rast se shohin një gjarpër, ekspertët i këshillojnë njerëzit që t’i bëjnë një fotografi nëse munden dhe të njoftojnë autoritetet. Por në asnjë rast ata nuk duhet t’u afrohen.

Ekspertët thonë që është në natyrën njerëzore që të shkojnë dhe të ngacmojnë një gjarpër. “Ajo që do të ndodhë është që gjarpri do të mbrojë veten dhe t’ju çojë në spital“, theksojnë ata.

Sipas tyre, gjarpërinjtë zakonisht e sulmojnë njeriun si opsionin e tyre të fundit. Ata e bëjnë një gjë të tillë vetëm në momentin që duan të vetëmbrohen.