Ekspertët ngrejnë alarmin: Minjtë po çmenden, po bëhen kanibalë dhe po coptojnë njëri-tjetrin

25/05/2020 - 12:37

“Minjtë po bëhen gjithnjë e më agresivë në kërkimin e tyre për ushqim pasi restorantet në të gjithë SHBA-në janë ende të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit”, paralajmëroi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Koshat me mbeturinat që hidheshin nga restorantet kanë mbetur bosh duke i bërë minjtë të kërkojnë me dëshpërim ushqimin e tyre.

Shëndetësia e mjedisit dhe programet e kontrollit të brejtësve po shohin një rritje të kërkesave për ushqim dhe një sjellje të pazakontë ose agresive të brejtësve.

Në disa qytete të mëdha në SH.B.A., kanë dalë raporte për minjtë e dëshpëruar që zënë rrugët në kërkim të ushqimit.

Autoritetet në New Orleans kanë filluar një fushatë për të bllokuar dhe vrarë brejtësit, raportoi CBS Newss, pasi disa video në mediat sociale treguan se  minjtë që po enden nëpër rrugët e qytetit po bëhen më agresivë se asnjëherë. Kryetari i bashkisë së qytetit, LaToya Cantrell, është shprehur se minjtë po çmenden.

Një ekspert ka dërguar në “The The Washington Post” një foto të një grumbull minjsh të cilët po bënin një betejë të egër mes tyre dhe në fund kishin mbetur vetëm kockat e tyre në trotuar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Gratë e forta janë gra që kanë përjetuar vështirësi dhe vuajtje, të cilat duhej të dilnin herët nga mosha e adoleshencës.

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre.

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në kons

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e

A jeni ndër ata që lodheni në përpjekjen më të vogël?

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë me 15 vajza të veshura me fustane nusërie, të cilat kanë parakal