Santi Diving është firma, e cila është e fokusuar në botën nënujore me pajisjet e veta. Kompania organizon Santi Diving Aword 2017, ku marrin pjesë video të realizuara nga e gjithë bota.

Beni Haxhiaj dhe Igli Pustina janë dy shqiptarët, video e të cilëve është zgjedhur ndër 5 më të mira në planet, për eksplorimin e botës nënujorë.

Nga këto video përzgjidhen 5 video, të cilat hynë në fazën finale të votimit.

Në këtë event janë përzgjedhur 5 videot më të mira, ku  mes tyre është dhe ajo e dy shqiptarëve Beni Haxhiaj dhe Igli Pustina e realizuar në ekspeditën e anijes “Regina Margherita” në Vlorë. Më poshtë do të gjeni linkun ku mund të votoni për videon, në mënyrë që video shqiptare të dalë e para.