Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë binjakë të rrallë.

Kafshët, që rojtarët e pyllit thonë se janë tre ose katër javësh, u pikasën në Minneria, rreth 200 km në veri lindje të Kolombos, pjesë e një tufe elefantësh.

Rojtarët do të duhet të kryenin teste ADN të tufës, për konfirmim, nëse janë binjakë. Nëse do të konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që shihen dy elefantë binjakë bashkë me nënën e tyre.

Bebet elefantë u panë jo larg zonës ku shtatë elefantë ngordhën të helmuar në shtator, në një akt për të cilin u fajësuan fermerët lokalë.