Elon Musk pranoi për herë të parë se ka sindromën Asperger teksa nisi të prezantonte shfaqjen “Saturday Night Live”. Gjatë monologut të hapjes, CEO i SpaceX dhe Tesla iu referua vetes si personi i parë me Asperger që moderon shfaqjen legjendare.

Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD). Sindroma Asperger është në skajin e butë të spektrit dhe të prekurit shfaqin tre simptoma kryesore, vështirësi në ndërveprimin shoqëror, sjellje të përsëritura dhe përqëndrim i fortë ndaj rregullave dhe rutinës.

Sindroma është emëruar pas pediatrit austriak Hans Asperger. Në vitin 1944, Hans Asperger diagnostikoi fëmijë, të cilët shkuan tek ai për trajtim dhe posaçërisht nuk kishin aftësi komunikimi joverbal, kishin kufizim në të kuptuarit të emocioneve të të tjerëve dhe ishin fizikisht të ngathët.

Ndryshimet në tru janë përgjegjëse për shumë nga simptomat. Sidoqoftë, mjekët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë saktësisht se çfarë i shkakton këto ndryshime. Faktorët gjenetikë dhe ekspozimi ndaj toksinave mjedisore, të tilla si kimikate ose viruse, janë identifikuar si kontribues të mundshëm në zhvillimin e çrregullimit dhe djemtë kanë më shumë të ngjarë ta kenë këtë sindromë.