Emocionet gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 50-vjetorit të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” të Durrësit kanë “tradhtuar” një nxënëse të shkollës.

Ndërsa drejtoresha e gjimnazit Enkelejda Alizoti fton kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako të zbulojë mozaikun e Gjergj Kastriotit, gjimnazistja që ndodhej pranë tij tërheq me forcë flamurin, duke zbuluar surprizën në vend të kryebashkiakut.

Viti 2018 është shpallur viti i Skënderbeut dhe gjimnazi i Durrësit, që mban emrin e heroit kombëtar, kishte menduar ta përkujtonte kështu figurën e shquar historike të vendit tonë. 

M.B.