Emrat e çuditshëm që VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët

Postuar: 15/04/2018 - 16:28

Vajzën e parë e quajtën North West që në shqip do të ishte Veri Perëndim, djalin Saint West, Shën Perëndimi dhe emri i fëmijës së tretë të Kanye West dhe Kim Kardashian s’mund të bëhej më i çuditshëm. Në Janar çifti vendosi emrin e pazakontë të vogëlushes së porsalindur Chicago West.

Por, nëse Kim dhe Kanye mendojnë se nuk kanë konkurrencë për emra të çuditshëm fëmijësh, thjeshtë nuk kanë dëgjuar për blogeren Estela Ujka, apo personazhe të tjerë të njohur shqiptarë.

Ujka “theu” internetin shqiptar me emrin e padëgjuar që zgjodhi për vajzën e saj të tretë që është pikërisht Damar Brooklyn.

“Doja një emër të veçantë për Damar, ashtu si motrat e saj Lorest dhe Sharmin që janë unikë mendoj unë. Doja që ajo të kishte një emër të fortë”, tha Uka për “Jo Vetëm Modë”.

Një lidhje shpirtërore me kryeqytetin britanik ka edhe çifti Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Fëmija i tyre i parë London Noor Liço është i destinuar ta thërrasin përjetë me emrin Londër, qyteti ku prindërit e tij thonë se u lind natyrshëm dashuria mes tyre.

Të pavendosur për emrin që do t’i vinin të birit ishin edhe moderatori Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo, të cilët zgjodhën për djalin e tyre dy emra krejtësisht shqiptar, Kroi Art.

Dhe meqë e nisëm me Kardashianët, Zaimina Vasjari zgjodhi për të bijën pikërisht emrin e një prej motrave të famshme, Khloe, i cili vjen nga antikiteti grek dhe në shqip mund të përkthehej lulëzim.

Muajin e kaluar, Ermal Mamaqi dhe partnerja e tij Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, Joeli u bë me motër. Por, ai që u kthye në lajm më vete ishte emri që çifti zgjodhi për vogëlushen. Sia është emri i saj, njëlloj me atë të kantautores australiane, megjithëse sipas Mamaqit nuk është kopjuar aspak prej saj./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mes një spektakli të pazakontë për ekranet televizive shqiptare, ka kulmuar edhe programi ‘The Voice Kids’, në ekranin e Top Channel.

Reperi i njohur Stresi, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, tregoi të vërtetën rreth arrestimit të tij të disa ditëve më parë.

   Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë botërore Tim Bergling, i njohu

  Në rrjetën e peshkatarëve të Durrësit ka rënë një “peshk” i pazakontë.

   DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman.

   Me ëndrrën dhe shpresën për një jetë më të mirë, Rupesh Thomas nga India, u zhvendos në Angli me vetëm 600 paund në llogarinë e tij.

Qëndrimi me orë të zgjatura nëpër kafene është kthyer në diçka të zakonshme për shqiptarët.

Kënga “Madam” e këngëtarit Mozzik theu rekordin e radhës duke marrë më shumë se dy milionë klikime pasi u pëlqye shumë nga publiku.

Artisti me famë botërore dhe shumë i dashur, kryesisht nga brezi i ri, është shfaqur i transformuar teksa ka pozuar për brandin e njohur