Prej kohësh po përflitet filmi që ka si protagonistë dy emra të njohur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka edhe shumë emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori e shumë të tjerë.

Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa bën celebrimin e çiftit.

Duke filluar nga data 28 mars, ky film do të jetë në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

I ftuar në emisionin "Wake Up", Ermali, për të theksuar talentin e Elvanës në aktrim, tha se ajo tashmë duhet ta lërë muzikën pas rolit të saj kryesor në këtë film komedi.