Ermal Mamaqi na ka treguar se filmi i tij i ri "I love Tropoja" është gati dhe shumë shpejt do të shfaqet në kinematë tonë me nisjen e vitit të ri.

Me një kast aktorësh të mirënjohur, të talentuar e shumë të dashur për publikun, "I love Tropoja" sipas tyre, pritet të bëjë namin.

Ka qenë vetë producenti dhe aktori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një tjetër sekuencë nga filmi e në të shfaqet edhe kryeministri Edi Rama.

Me paruke të zeza, lente dhe syze, Rama thuajse nuk njihet në ato pak sekonda që transmetohen në video të cilën mund ta ndiqni më poshtë.