Pediatrja e njohur, Lira Gjika ka dhënë një këshillë të vlefshme për prindërit  sesi duhet të sillen me fëmijët e tyre.

Gjika shkruan në Facebook se prindërit duhet të ndalojnë së përdoruri fjalën “pusho”, pasi është fjala që i gjymton ata më shumë.

“”Pusho, pusho”, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Europës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezente në dialogun i rritur i parritur. Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hypur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari,. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arësyeja, që vëndet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”,– shkruan Gjika.