A është vaksina 100-vjeçare e tuberkulozit zgjidhja kundër koronavirusit?

30/03/2020 - 18:50

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.

Testi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do realizohet mbi 4,000 punonjës të shëndetësisë në spitalet anekënd Australisë për të përcaktuar nëse mund të reduktojë vërtet simptomat COVID-19, thanë ekspertët e Institutit Kërkimor Murdoch në Melbourne.

“Megjithëse u krijua fillimisht kundër tuberkulozit dhe ende u jepet për këtë qëllim mbi 130 milion bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin dhe mund t`i vijë sidomos në ndihmë atyre që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin", tha drejtuesi kryesor i studimit, Nigel Curtis.

“Shpresojmë të shohim një ulje të ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek personat të cilëve do t`iu administrohet kjo vaksinë”, shtoi ai. testimi do të nisë brenda pak javësh me shpresën e madhe që të japë rezultat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

Çdo 14 shkurt dyqanet e luleve kanë më shumë shitje, restorantet më shumë rezervime dhe të gjithë po mendohen si të surprizojnë dikë.

Agron Duka ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të, ditën e sotme.

Si gjithmonë, kundër rrymës! Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchest

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër; golfit.

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme.

Një dashamirës i maceve që gjeti një kotele të vogël të varrosur në dëborë mendoi se ishte e humbur, por më vonë zbuloi se ishte një nga

Anwar Hadid u rikthye për të punuar në Londër ditën e mërkurë, pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Meksikë me të dashurën e tij, Dua Lipa.

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Di Cristina në Palermo, për shkak të një sfide në "Tik Tok".