Eskorta e Princ William dhe Kate përplas 83-vjeçaren, çifti i shqetësuar

19/06/2019 - 13:56

Një grua e moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor, kur gruaja 83-vjeçare u aksidentua të hënën. Në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.

Pallati Kensington tha se çifti mbretëror është thellësisht i shqetësuar dhe i pikëlluar për ngjarjen dhe janë në kontakt me gruan.

Gruaja, e quajtur Irene, u dërgua në spital në gjendje kritike pas aksidentit në Upper Richmond Road në Richmond. Ajo është në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.

Pallatit i Kensington tha se familja mbretërore i ka dërguar gruas urimet më të mira dhe do mbeten në kontakt me të deri në rimëkëmbjen e plotë.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.

Ukraina ka bërë një super fazë eleminatoresh për 'EURO 2020', ku arriti kualifikim në ndeshjen përballë Portugalisë së CR7.

Ka nisur këtë mesjavë ndërtimi i një stadiumi inovativ në Arabinë Saudite, një projekt ambicioz prej 15 mijë vendesh që si për ironi të f

Të vendosësh këmbët në kroskot ndërsa je duke bërë një udhëtim të gjatë mund të jetë shumë e rrezikshme, pavarësisht rehatisë që mund të

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, nuk ka ndonjë konsideratë të veçantë për parlamentarët shqiptarë, madje nëse do të kishte mundësi të shpëtont

Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.