Europol: Produktet false në BE xhirojnë 121 miliardë euro

17/06/2019 - 12:07

Aktivitetet kriminale të lidhura me produktet e falsifikuara po kryhen nga rrjete të krimit të organizuar gjithnjë e më shumë të profesionalizuara dhe prodhimi në Europë i produkteve të falsifikuara është një tendencë në rritje, sipas një studimi.

“Në Bashkimin Europian, produktet e falsifikuara dhe produkteve pirate mund të arrijnë deri në 6,8% të importeve për një vlerë rreth 121 miliardë euro. Kjo vlerë në vitet e fundit ka shënuar një rritje të konsiderueshme’’, pohojnë nga institucioni i bashkëpunimit policor Europol dhe agjencia europiane për mbrojtjen e pronësisë intelektuale EUIPO.

Një gamë gjithnjë e më e larmishme e produkteve të falsifikuara dhe produkteve pirate është e aksesueshme në tregun e BE-së.

Përveç artikujve më të shpeshtë ato të luksit, një gamë e gjerë e produkteve të konsumit të përditshëm është tashmë në objektivin e personave falsifikues, sipas studimit, ku citohen veçanërisht produktet kozmetike, pajisjet elektronike, pesticidet, produktet farmaceutike, produktet e duhanit, lodrat dhe pjesët e këmbimit të automjeteve.

Megjithëse pjesa më e madhe e produkteve të falsifikuara në tregun e BE-së janë prodhuar jashtë Europës, më konkretisht në disa rajone të Azisë, prodhimi brenda hapësirës europiane është një trend në rritje’’, sipas një komunikate të përbashkët të Europol-it dhe EUIPO-s. /ATA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumica e prindërve e vendosin gabim fëmijën e tyre në sedijen e sigurisë në makinë, duke i ekspozuar ndaj me një rreziku të lartë, pasi 

Një studim ka zbuluar se çfarë duan dhe pëlqejnë vërtet burrat te një grua.

Kujdeset për pamjen e saj fizike

Ai është i madh sa një traktor, 27 vjeç dhe peshon 453 kilogram. Është dy metra i gjatë dhe çdo mëngjes ha 38 kokra vezë.

Të qenit single ka avantazhet e veta. Nuk është vetëm një mendim, por një pohim shkencor.

Deri tani kemi qenë në sezonin e Bricjapit dhe ka qenë një periudhë e gjatë.

Një nuse australiane u hakmorr në mënyrën më të mirë ndaj të dashurit të saj Alex pasi mori vesh se ai ishte në një lidhje paralele me nj

Princi Harry u përpoq të shpjegonte publikisht se vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore nuk ishte i lehtë për të.

Ditën e djeshme u luajt ndeshja mes Liverpulit dhe Junajtid, e cila u fitua nga të besuarit e Klop me rezultatin 2-0.

Gratë me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në k

Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar.