Dalin fotot e avionit që doli nga pista e aeroportit Trabzon, në Turqi, mbrëmjen e së shtunës.

Siç duket në foto, tragjedia për pasagjerët dhe ekuipazhin është shmangur për një fije.

Avioni doli nga pista dhe arriti të ndalonte mbi bregdetin shkëmbor të Detit të zi.

“Fatmirësisht asnjë nga 162 pasagjerët e avionit të kompanisë Pegasus nuk është plagosur”,- deklaroi guvernatori i qytetit Trabzon, Yucel Yavuz për mediet turke.

Fluturimet ndërkombëtare nga ky aeroport kanë rinisur, pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të incidentit të frikshëm.