Një qen hipën në autobus dhe ulet sikur të ishte një pasagjer. Po për ku është nisur do të thoni?! Qeni ishte lënë vetëm në shtëpi dhe e gjithë familja ishte nisur për një shëtitje.

Qeni nuk e ka duruar dot vetminë dhe i ka ndjekur nga pas derisa i ka gjetur. Ai i sheh nga xhami i autobusit dhe zbret drejt tyre. Më pas shohim një vajzë që e merr dhe e bashkon me familjen e tij. Kushedi sa i lumtur do të jetë ndier qeni në ato momente. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Cebu, Filipine.

“Qeni është mësuar të hipë në autobus, por gjithmonë me ne asnjëherë vetëm”,– ka thënë padronia e qenit për mediat lokale pas shpërndarjes së videos së qenit në autobus nëpër rrjetet sociale.