Tre anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur pranë një makine në Northern Territory të Australisë, ndërsa një djalë 12-vjeçar rezulton i zhdukur.

Policia raportoi se një burrë dhe një grua, rreth 19 vjeç, së bashku me djalin 3-vjeçar u gjetën pranë automjetit, 350 kilometra në veri-perëndim të Alice Springs.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, dhe sipas policisë, nuk bëhet fjalë për një aksident fatal, por për një situatë tragjike.

Një djalë që besohet të ishte në makinë me familjen po kërkohet nga policia.