Edhe tek princat e Monakos kthehet normaliteti. Familja mbretërore, pothuajse e gjitha, ka festuar për sheshin e ri të Casino të Monte Carlos.
Në daljen e parë të tyre publike pas lockdown ata janë shfaqur me elegantë se asnjëherë, të veshur me ngjyra të hapura dhe të shkëlqyera si shenjë optimizmi pas shumë ditëve të errëta.

Mbi të gjithë spikat Charlene Wittstock, e veshur me ngjyra të hapura dhe me një model të ri flokësh. Në maskën e princit dhe të princeshës shfaqet mesazhi i shpresës#strongtogether (të fortë së bashku).

Në ceremoni ishin prezent edhe princesha Stephanie dhe vajzat Camille Gottlieb dhe Pauline Ducruet, Louis Ducruet me bashkëshorten Marie Chevalier, Andrea Casiraghi me Tatiana Santodomingo, Pierre Casiraghi (por pa Beatrice Borromeo në krah të tij) dhe Gareth Wittstock. Mungonin në këtë ceremoni princesha Carolina dhe vajzat e saj Charlotte Casiraghi dhe Alexandra e Hannover.

Është e rrallë t’i shohësh të gjithë të bashkuar, por për eventin e parë zyrtar pas COVID-19 të gjithë kanë dashur të japin një mesazh të fortë për popullin. Edhe inaugurimi i sheshit ka një kuptim të fortë simbolik. Është zemra që rreh e Principatës, qendra e takimeve dhe shkëmbimeve. Një mënyrë për të festuar për jetën që rinis rrugën e saj.